Egnatia regjistroi një tjetër barazim në miqësore në Turqi, aty ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Rrogozhinasit barazuan 1-1 ndaj Shkupit, në një sfidë ku pjesa e parë u mbyll në avantazh për skuadrën nga Superiorja, ndërsa në të dytën shkupjanët barazuan shifrat. Kjo është miqësorja e dytë në tokën turke për Egnatian, pasi pak ditë më parë barazuan pa gola me skuadrën rumune të Hermannstadt.



