Kukësi zhgënjen në Korçë, Skënderbeu shijon fitoren e parë sezonale në kampionat

Kukësi zhgënjen në Korçë, Skënderbeu shijon fitoren e parë sezonale në kampionat

Skënderbeu ka regjistruar fitoren e parë sezonale në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Kukësin më rezultatin 2-1. Verilindorët në Korçë u shfaqën ndryshe nga skuadra që kemi parë deri tani, teksa deri në minutat e fundit nuk ia dolën të rrezikojnë asnjëherë seriozisht portën e mbrojtësi nga Bekim Rexhepi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën korçarët u shfaqën më kërkues. Fillimisht ishte Randy Dwumfour, i cili në minutën e 54-t, pas një krosimi nga Uendi Mara, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në rrjetë.

Në minutën e 84-t, ishte Alfred Mensah, që përfiton nga një pasim i shkëlqyer i Elvi Berishës, për të shënuar edhe të dytin. Përveç golave, skuadra e Memellit kishte edhe disa raste të tjera shënimi, por portieri Tafas dhe gabimet në momentin e fundit, bënë që të mos shënonin dot më shumë.

Në fund të takimit, Kukësi ngushtoi shifrat me Ardit Hilën, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë të akorduar me VAR. Kështu Kukësi mbetet në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Skënderbeu ngjitet në vendin e tetë me 6 pikë, pas 8 javëve kampionat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy