ronaldo pranon evazionin fiskal, paguan gjobë për të shmangur burgun

ronaldo pranon evazionin fiskal, paguan gjobë për të shmangur burgun

Cristiano Ronaldo është i gatshëm të pranojë fajin për kryerjen e evazionit fiskal dhe do e pranojë këtë gjë më 14 janar, ditën kur do të bëhët procesi gjyqësor në Gjykatën e Drejtësisë së kryeqytetit spanjoll.

Vepra penale e kryer nga Ronaldo dënohet me dy vite burgim, por portugezi mund ta shmangë burgun duke paguar një gjobë prej 375 mijë euro .

Ky është argumenti që avokati i yllit portugez, Jose Antonio Choclán do të përdorë për të marrë një rezultat pozitiv të ngjashëm me një tjetër klient të tij, Fabio Coentrao, i akuzuar për të njëjtat vepra.

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore në Madrid, por do të marrë pjesë në seancë me anë të një videokonferencë. 

Sulmuesi i skuadrës së Juventusit ka arritur më datë 6 gusht një marrëveshje me shtetin spanjoll për pagesën e një gjobë prej 13.4 milionë euro për të mbyllur çështjen e shmangies së taksave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy