
Në kohët e fundit e ardhmja e Lionel Messit në ‘’ Parque de Princes ‘’ është vënë seriozisht në dyshim dhe menjëherë drejtuesit e Paris St Germain duket se e kanë gjetur zëvëndësuesin .
Flitet për Bernardo Silvan, i cili beson se eksperienca tek Manchester City ka përfunduar dhe thuhet se parizienët do të ofrojnë 80 milionë euro për portugezin.
Nëse do të vendosë për kryeqytetasit, mesfushori do të ribashkohej me Kylian Mbappe , lojtar i cili mund ta përmirësojë funksionimin e ofensivës në të ardhmen.
Gjithashtu 28 vjeçari nga Lisbona gëzon eksperiencë edhe në kompeticionet europiane, sidomos në Champions League , fitimi i të cilës konsiderohet një prioritet për Paris St Germain në çdo sezon dhe gjithashtu me kombëtaren luzitane në evenimentet më të rëndësisëm në futboll.
Largimi i mundshëm i ‘’ La Pulgas ‘’ do të ishte një goditje e fortë për këtë skuadër , pavarësisht se në çdo sezon bashkjeton me trofetë , e cila nuk do të dorëzohet deri sa t’ia shtojë vitrinës edhe atë të Champions Leagues.



