Arsenali, superofertë për Arda Guler

Arsenali, superofertë për Arda Guler

  Duke qenë se konsiderohet një ndër talentët e kontinentit të vjetër natyrisht Arda Guler vijon të pretendohet gjatë merkatove.

Eshtë Arsenali i Mikel Artetas, drejtuesit e të cilit do të japin maksimumin për ta transferuar turkun në ‘’ Emirates ‘’, të ndërgjegjshëm njëkohësisht për vështirësinë në lidhje me arritjen e marrëveshjes. 

20 vjeçari ka ditur të impresionojë gjatë eksperiencës prej tre vitesh tek Real Madridi dhe pronari i ‘’ Topchinjve ‘’ Stan Kroenke tashmë ka ofruar 100 milionë euro për shërbimet e tij. 

Shifra është tunduese, e justifikuar nga rendimenti i ishi-t të Fenerbahçes i cili spikat për teknikën, vizionin për lojën dhe mënyrën se si e interpreton atë. 

Kjo shifër besohet se do të merret parasysh nga presidenti Florentino Perez por pa dyshim vendimi i takon trainerit Xabi Alonso. 

Duhet kujtuar se pavarësisht ecurisë premtuese Arda Guler nuk konsiderohet një titullar i padiskutueshëm tek ‘’ Los Merengues ‘’, një ndër ekipet më të suksesshëm të historisë së futbollit. 

Përpos interesit të 13 herë kampionëve të Premier Leagues objektivi i lojtarit në fjalë lidhet ngusht me arritjen e suksesit tek kryeqytetasit, një ekip tek i cili gabimet kushtojnë shtrenjtë dhe presioni është shumë i madh. 

3 gola dhe 12 asiste në 33 sfida janë statistikat e deritanishme të perlës së mesfushës, i sikletshëm për çdo rival.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy