Liverpool rinovon me Van Dijk

Liverpool rinovon me Van Dijk

  Liverpooli ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt të ardhmes . ‘’ The Redsat ‘’ kanë finalizuar një çështje thelbësore  duke rinovuar kontratën e mbrojtësit Virgil Van Dijk deri në  30 qershorin e 2025- sës . Mungesa një vjeçare për shkak dëmtimi i ka  shërbyer për të reflektuar drejtuesve të anglezëve dhe më pas kanë vendosur  për të besuar përsëri në aftësitë e hollandezit për arsye se mbetet një element i domosdoshëm për Jurgen Klopp .  

Gjatë  ndeshjeve parasezonale 30 vjeçari ka filluar të rikuperojë versionin më të mirë në mënyrë që të jetë në gatishmëri për gjermanin në fillimin e Premier Leagues  ku Liverpooli do të përballet me Norwich City-n në transfertë .  

Transferimi nga Southampton në ‘’ Anfield Road ‘’ në merkaton  dimerore të 2017- tës kundrejt 85 milionë eurove   mund të thuhet se është justifikuar plotësisht nga Virgil Van Dijk i cili ka ditur të bindë Jurgen  Klopp-in dhe është shëndërruar në një ndër mbrojtësit më të mirë jo vetëm në Premier League por edhe në mbarë globin . 

Tashmë  ishi i Borussia Dortmundit do të jetë i qetë sepse Virgil Van Dijk është një garanci absolute për prapavijën në funksion të sukseseve në të ardhmen , ndër të cilat është pa dyshim rikthimi në majën e Europës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy