Opsionet për Di Marian

Opsionet për Di Marian

 Fundi i këtij sezoni do të jetë mbyllja e kapitullit me Juventusin nga Angel Di Maria .

Argjentinasi po përjeton një moment të mrekullueshëm pasi do të luajë një tjetër finale me ‘’ Albicelestët ‘’ , me synimin realizimit të ëndrrës që në fillimet e karrierës.

  ‘’ El Fideo ‘’ e ka zhvilluar karrierën në kontinentin e vjetër , me disa nga klubet më të rëndësishëm si Real Madridi, Manchester United , Paris St Germain dhe së fundmi tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’. 

Me shumë gjasa 34 vjeçari do të jetë pjesë e Rosario Central , ekipit të tij të zemrës , aty ku hodhi hapat e parë drejt shëndërrimit të një ndër mesfushorëve më të mirë në qarkullim .

Gjithsesi argjentinasit nuk janë i vetmi opsion sepse Angel Di Maria pretendohet edhe në Major League Soccer dhe gjithashtu ekzistojnë disa ekipe në Europë , të cilat akoma vijojnë të besojnë në aftësitë e kampionit në fuqi të Kupës së Amerikës.

Kështu që merkatoja e ardhshme do të jetë mjaft e rëndësishme për të përcaktuar të ardhmen e tij por sigurisht theksi në këto momente vihet tek finalja e Botërorit të Katarit dhe ditën e sotme dy herë kampionët e botës do të njihen me rivalin e tyre,  fituesin e ndeshjes ndërmjet Francës dhe Marokut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy