Thoma Strakosha, portieri më i mirë i sezonit në Serinë A (VIDEO)

Thoma Strakosha, portieri më i mirë i sezonit në Serinë A (VIDEO)

Thoma Strakosha ka marrë një tjetër vlersim pas mbylljes së sezonit në Serinë A me skuadrën e Lazios. Gardiani shqiptar është cilësuar si porteri më i mirë për sezonin 2017-2018 nga “Talent Radar”, një faqe e specializuar për monitorimin e futbollistëve në Europë.

Strakosha ka bërë një sezon të madh me ekipin e Lazios duke qenë një nga pikat më të forta në formacionin e Simone Inzaghit. Në shkrimin e publikuar nga “Talent Radar” theksohet se Strakosha ka bërë një edicion fantastik edhe pse Lazio nuk mundi dot të siguronte pjesmarrjen për në “Uefa Champions League”.

Këtë çmim e të rëndësishëm individual më parë e kanë marrë dhe portierë të tjerë si Donnarumma i Milanit, apo Karius i Liverpoolit.

Kujtojmë që Strakosha shihet si një alternativë e rëndësishme për Liverpulin, i cili është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për të.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy