Arbitrimi në Shqipëri/ Zajmi: Gjyqtarët nën presion, polemikat nuk prishin kampionatin

Arbitrimi në Shqipëri/ Zajmi: Gjyqtarët nën presion, polemikat nuk prishin kampionatin

Opinionisti i sportit Uvil Zajmi në ‘MCN Informacion’ komentoi rolin e arbitrave në kampionatin shqiptar, duke theksuar se vendimmarrja e tyre nuk është e lehtë për shkak të presionit të madh në stadiume. 

 

Ka çdo javë arsye dhe motive për t’i akuzuar, por nuk besoj se ka elementë madhorë për të prishur kampionatin.

 

Ai shtoi se përgjegjësia kryesore shpesh bie mbi drejtuesit e klubeve dhe marrëdhëniet që ata krijojnë me lojtarët dhe trajnerët.

 

Skuadra ka punën e saj në fushën e lojës dhe arbitri nuk duhet ta ndikojë atë. Nuk mund të merresh me komentet e arbitrimit dhe të lësh pas dore përgatitjen e skuadrës.

 

Zajmi theksoi se edhe pse arbitrat mund të gabojnë, prania e tifozëve mbetet një element i rëndësishëm për atmosferën dhe interesin në ndeshje. 

 

Ai shtoi se kampionati shqiptar ka rivalitete dhe nivel të mirë, duke përmendur se Tirana, Dinamo dhe Partizani kanë shkaktuar pak zhgënjim, ndërsa Egnatia dhe Vllaznia tërheqin vëmendjen jo vetëm me rezultatet, por edhe me mënyrën se si trajtojnë ndeshjet.

 

Është e rëndësishme të shikojmë më shumë përgatitjen e skuadrës sesa të ngremë polemika mbi arbitrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy