
Edhe pse u përfol për një kalim të mundshëm të tijin tek skuadra e Barcelonës, Antoine Greizman i ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra.
Ylli i kombëtares franceze ka vendosur që të qëndrojë të skuadra e tij Atletiko Madridit duke refuzuar ofertën e marrë nga katalanasit.
Antoine Griezmann ka vendosur të qëndrojë tek “Los Cholchoneros” deri në vitin 2023 duke lumturuar tifozët e klbit të tij.
Francezi u përfol për një transferim në Barcelonë, për një vlerë të paracaktuar në klauzolën e shitjes prej 100 milionë eurosh, por që refuzoi këtë ofertë duke zgjedhur rinovimin e kontratës me skuadrën madrilene.
Një lajm shumë i rëndësishëm për Atletikon e Madridit që mban në skuadër një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.



