“Final Four” për vajza/ Eliminohet Tirana, Apolonia sfidon Vllazninë për titullin

“Final Four” për vajza/ Eliminohet Tirana, Apolonia sfidon Vllazninë për titullin

Finalja e madhe për titullin kampion në futbollin e vajzave, do të jetë mes Vllaznisë dhe Apolonisë.

Pas shkodraneve, që kaluan Partizanin me rezultatin e përgjithshëm 10-0, finalen e siguroi edhe skuadra fierake.

Apolonia triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Tiranës, në sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e “Final Four”.

Ndeshja e parë në kryeqytet, u mbyll në barazim 1-1 dhe fieraket prenë biletën për finale, aty ku do të përballen me një kundërshtar shumë të vështirë si Vllaznia.

Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy