Kombëtarja kuqezi, ka mbërritur në Shqipëri, pas eliminimit nga Europiani.
Në fjalët e para për mediat, pas mbërritjes në Rinas, trajneri SIlvinjo, tha se ekipi ka fituar shumë nga kjo eksperiencë në Euro 2024.

Nga këto ndeshje kemi fituar shumë. Të futesh në fushë dhe të luash ndaj kundërshtarëve të fortë... Ishte një eksperiencë shumë e bukur.
Jam pozitiv për të ardhmen. Kemi fituar shumë me turneun që sapo kaloi. Për të qenë i sinqertë, ne jemi gati për të shkuar përtej çdo gjejë ku marrim pjesë. Është e këndshme për të folur për të ardhmen. Jemi të kënaqur që e përfaqësuam kaq mirë vendin.
Jam padyshim pjesë e juaja e punës dhe e Shqipërisë. E kam thënë më herët, ne nuk luajmë vetëm, por luajmë bashkë. Faleminderit nga të gjithë lojtarët për mbështetjen. Mbështetja nga tifozët ka qenë e jashtëzakonshme.



