U afrua me bujë te Roma, futbollisti dëmtohet rëndë dhe rrezikon Botërorin

U afrua me bujë te Roma, futbollisti dëmtohet rëndë dhe rrezikon Botërorin

GeorginioWijnaldum ishte një nga afrimet e bujshme te Roma, në këtë merkato vere.

Megjithatë, aventura e mesfushorit, ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ditën e diel, holandezi ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje dhe bëhet fjalë për një frakturë në këmbën e tij të djathtë.

Lojtari do i nënshtrohet një operacioni në orët e ardhshme dhe sipas raportimeve, pritet të qëndrojë jashtë fushave për 2 ose 3 muaj.

Në këtë mënyrë, Wijnaldum rrezikon edhe pjesëmarrjen në Botëror me Holandën, pasi kujtojmë se ky kompeticion nis në muajin nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy