
Drejt fundit të kontratës me Paris St Germain , e cila do ta bëjë xhiron finale në përfundimin e sezonit , për Angel Di Marian është shfaqur një pretendent shumë interesant .
Brazilianët e Atletico Mineiros i kanë trokitur në derë ‘’ El Fideos ‘’ dhe sipas ‘ Uol Eporte ‘ drejtuesit tashmë kanë filluar negociatat me 34 vjeçarin .
Ylli i ‘’ Albicelestëve ‘’ me të cilët plotësoi ëndërrën e fëmijerisë duke ngritur trofeun e Kupës së Amerikës , të cilin kjo gjeneratë ia kishte borxh Argjentinës tashmë po mendon të ndryshojë ambjent , në një kampionat tejet kompetitiv dhe ndër më të famshmit e Amerikës Latine.
Pavarësisht momentit të mrekullueshëm të Paris St Germain , me një konkurrencë të tillë , sulmuesi nga Rosario e sheh të vështirë vijimin në ‘’ Parque de Prince ‘’ për shkak se do të humbiste protagonizëm dhe ka konkluduar se zgjidhja e duhur do të ishte udhëtimi drejt Brazilit , aty ku e pret ish ekipi i Ronaldinho Gauchos.
Konteksti do të ishte krejtësisht i ndryshëm në krahasim me të kaluarën por njëkohësisht një sfidë në vetvete për ‘’ El Fideon ‘’ i cili është mësuar të performojë në klube të kalibrit dhe Atletico Mineiro shpreson se mund të përforcohet me një lojtar që i ka dhënë shumë futbollit.



