Reali duel me City-n për Tielemans

Reali duel me City-n për Tielemans

Katër sezonet në ‘’ King Power Stadium ‘’ e kanë shëndërruar në një domosdoshmëri për Leicesterin Youri Tielemansin  . Niveli i belgut ka ardhur në rritje dhe me kalimin e kohës është konsideruar  ndër më të mirët e Premier Leagues .

Ish kampionët e saj pritet të hasin vështirësi sepse  pas Manchester City-t , Real Madridi i është vënë pas 24 vjeçarit dhe Florentino Perezi kërkon t’ia plotësojë dëshirën  Carlo Ancelottit , trainer që pas kualifikimit historik kundër Paris St Germain konsiderohet një hero në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Sipas ‘ Transfermarkt ‘, talenti belg vlerësohet me  55 milionë euro por flitet se mund të pësojë ulje deri në 45-50 milionë dhe fakti se kontrata me ‘’ The Foxes ‘’ është në metrat e fundit , anglezët mund ti japin ‘’ Ok ‘’ largimit të Youri Tielemans , për të cilin para disa sezonesh  pretendonin 100 milionë euro.

Revolucioni që po përgatisin ‘’ Galaktikët ‘’ është shumë inspirues , me anë të cilit do të pretendohet sërish fitimi i Champions Leagues.  

Me Luka Modric dhe Toni Kross drejt fundit të karrierës, opsionet e ‘’ Los Blancos ‘’ normalisht do të vinë duke u shtuar sepse  kroati dhe gjermani janë pjesë e sukseseve të së kaluarës tek të cilat u afruan me ndihmën e Zinedine Zidane që do të mbetet i paharruar në memorien e këtij klubi.

Youri Tielemans e ka arritur nivelin për përfaqësimin e një ekipi me famë dhe nëse do të jenë ‘’ Los Merengues ‘’ aq më mirë për të pasi forma e të besuarve të Carlo Ancelottit është e jashtëzakonshme dhe ndërpreu ëndërrën disa vjeçare të Paris St Germain për fitimin e Champions Leagues .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy