
Gjatë kësaj merkatoje dimërore, një ndër prioritetet e Manchester City-t natyrisht vijon të jetë rionovimi i kontratës së Kevin de Bruyne.
Belgu është i shumë i rëndësishëm në 11-shen e Pep Guardiolas, për të cilin një klub në Arabinë Saudite ka nisur ofensivën për ta larguar nga ‘’ Etihdad ‘’.
Al Qadisiyah do të tentojë përforcimin me mesfushorin, ekip i cili aktualisht militon në kategorinë e dytë. Ndoshta ky fakt mund të përbëjë ndonjë pengesë të mundshme gjatë merkatos së verës,i cili deri në fund të sezonit mund të ketë fatin e ngjitjes në elitën e kampionatit të Arabisë Saudite.
Ende nuk është bërë me dije oferta për yllin e ‘’ Qytetarëve ‘’, e cila pa dyshim parashikohet bombastike.
Ishi i Wolfsburgut është aktivizuar në vetëm 5 sfida, të shoqëruara me 1 gol dhe 3 asiste në sezonin aktual por siç dihet, interesi i ekipeve nga Arabia Saudite po analizohet me kujdes nga çdo lojtar.



