
Mentor Mazrekaj, nuk është më një lojtar i Laçit. Sulmuesi ka njoftuar këtë të martë largimin nga klubi kurbinas.
34-vjeçari ishte pjesë e bardhezinjve prej tre sezonesh, teksa ishte kthyer në një titullar të padiskutueshëm.
Mazrekaj ka dal si lojtar i lirë, por nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa po pret për oferta nga klubet e tjera.
Postimi i Mazrekajt:
Ju njoftoj nëpërmjet këtij postimi se nga sot nuk jam më pjesë e Laçit. Falënderime të veçanta për presidentin Pashk Laska dhe Prof. Shpëtim Duron që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv.
Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike si në kampionatin shqiptar ashtu edhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë tureve.
Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahën pavarësisht rezultateve. Me shume respekt, Mentor Mazrekaj.



