Arbitri gjerman, Sascha Stegemann, po kalon një moment të vështirë, teksa është përballur me kërcënime të shumta për jetën.
Gjithçka lidhet me një vendim të gjyqtarit, në ndeshjen mes Bochum dhe Dortmund, ku i mohoi një penallti verdhezinjve, që ndikoi në kampionat, pasi me barazimin e marrë, humbën vendin e parë në renditje.
Vetë Stegemann e pranoi gabimin, por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar fyerjeve dhe kërcënimeve me vdekje, madje edhe kundër familjes së tij. Në krahun e arbitrit, ka dalë edhe administratori i deleguar i Dortmund, Hans Joachim Watzke, i cili tha se nuk mund të pranohen kërcënimet.



