Sportistët rusë përdorin doping, pjesë e kësaj aferë edhe shërbimi sekret

Sportistët rusë përdorin doping, pjesë e kësaj aferë edhe shërbimi sekret

Rreth 1000 sportistë rus nga 30 sporte të ndryshme kanë përfituar nga skemat konspirative shtetërore nga viti 2011 deri në 2015-ën për t’i dhënë mundësinë të siguronin medalje në kompeticione të rëndësishme.

Gjithçka është publikuar në raportin e avokatit kanadez Richard McLaren këtë të premte në Londër. Sipas realcionit të WADA-s janë më shumë se 1 mijë atletë prej vitit 2011 që janë të përfshirë në këtë skandal. Aso-kohe autoritetet ruse kërkuan fakte, dhe në këtë raportim të fundit McLaren ka paraqitur e-maile, dokumenta, analiza laboratorike, dhe analiza të detajuara të epruvetave të çdo sportisti.

Mes tyre janë fitues medaljesh në Lojërat Olimpike “Londër 2012” dhe Lojërat Olimpike Dimërore “Soçi 2014”. Në total janë 30 disiplina. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por në këtë aferë është përfshirë edhe shërbimi sekret rus.

Ministria e Sporteve në Rusi reagoi me një komunikatë duke mohuar se kanë një program dopingu, por janë të hapur për çdo bashkëpunim dhe se do të analizojnë raportin.Për shkak të dopingut pati sportistë rusë të përjashtuar nga garat e Lojërave Olimpike Verore Rio 2016.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy