Prestigjiozja franceze “L’Equipe” ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në Ligue 1.
Në top 10 nuk ka asnjë lojtar të klubeve të tjera, pasi e gjithë lista përbehet vetëm nga futbollistët e PSG. Futbollisti më i paguar është Neymar, që përfiton mbi katër milionë euro në muaj.
Pas tij renditet Lionel Messi me 3.3 milionë euro e më pas Kylian Mbappe me 2.2 milionë euro. Lista vazhdon me emra si Marquinhos apo Marko Verratti dhe mbyllet me portierin Donnarumma, i cili përfiton 916 mijë në muaj



