
Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme, teksa u shfaq në fushë me shiritin e kapitenit, që mbante ngjyrat e komunitetit të LGTB.
Për këtë arsye, UEFA nisi menjëherë hetim ndaj portierit dhe ndaj Gjermanisë. Megjithatë pas hetimit dhe pas bisedimeve me Federatën Gjermane, u vendos që për Neuer të mos ketë asnjë penalizim.
Është bërë e ditur, se ngjyrat e vendosura në shiritin e kapitenit, ishin për të mbështetur kauzat e komunitetit LGTB dhe jo për propagandë. Pasi u njoh me këtë, UEFA pezulloi hetimin për Gjermaninë, duke mos dhënë ndonjë dënim, ashtu siç përflitej në media.



