
Milani ia doli të rikthehet në Champions League, pas 7 viteve mungesë, në një kompeticion ku kuqezinjtë kanë bërë historinë. Mjaft i lumtur për këtë arritje të skuadrës, është shfaqur drejtori i Milanit, Paolo Maldini. Ish-kapiteni legjendar, teksa ka folur për mediat italiane, ka komentuar sezonin e skuadrës milaneze, duke thënë se trajneri Stefano Pioli ka bërë një punë të shkëqyer dhe e ardhmja e tij në krye të ekipit nuk ka qenë kurrë në dyshim.
“Ishte një arritje e merituar. Duhet të jemi në gjendje të bëjmë që të harrohet Milani i Berlusconit, sepse jemi në kohë të ndryshme. Na u kërkua të ulim pagat dhe të rinovojmë ekipin. Trajneri dhe ekipi kanë bërë një punë fantastike. Sekreti ynë ishte mentaliteti për të mos gjetur justifikime dhe ia dolëm. Gjërat mund të ishin bërë edhe më mirë, por në fund ne u shpërblyem për atë që bëmë gjatë sezonit. Mësova shumë nga Leonardo. Duke qenë se jemi një ekip i ri, bisedat me lojtarët duhet të jenë të shpeshta. Përfshirja e të gjithëve në ekip, ishte sfida më e madhe. Në 15 muaj, të gjithë e kanë parë punën e bërë nga Pioli dhe ai nuk ka qenë kurrë në pikëpyetje. Kjo arritje ishte nga ato që të sjellin shumë lumturi. Është pika e fundit e një udhëtimi të shkëlqyer. Milani duhet të qëndrojë gjithmonë në Champions League, në mënyrë që të konkurrojmë klubet e tjera nga ana financiare”, u shpreh Maldini.



