E zyrtarizon klubi, sulmuesi i Shqipërisë firmos për 3 vite me Tiranën

E zyrtarizon klubi, sulmuesi i Shqipërisë firmos për 3 vite me Tiranën

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar marrëveshjen për blerjen e sulmuesit të Shqipërisë, Taulant Seferi.

Futbollisti 24-vjeçar u bashkua me bardheblutë në merkaton e janarit, duke ardhur  në huazim nga zviceranët e Young Boys. Pas përfundimit të sezonit, drejtuesit e Tiranës kanë arritur një marrëveshje me homologët e tyre zviceranë, për ta blerë përfundimisht sulmuesin.

Seferi kështu do të jetë pjesë e kryeqytetasve për sezonin e ardhshëm, me bardheblutë që do të kenë synim titullin kampion. Nga transferimi i tij në janar, Seferi ka zhvilluar me Tiranën 23 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

"Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lamë pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim.", thuhet në komunikatën e klubit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy