
Largimi i mundshëm i Dusan Vlahovic në fundin e sezonit ka filluar ti shqetësojë drejtuesit e Juventusit, me në krye Massimilliano Allegrin.
Bardhezinjtë menjëherë kanë marrë masa dhe italiani dëshiron rikthimin e Alvaro Moratas në ‘’ Allianz Stadium ‘’, sulmues i cili është aktivizuar me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në dy periudha të ndryshme në të kaluarën.
S’do të jetë aspak e lehtë për ish fituesit e Scudettos pasi 31 vjeçari ka një rol të rëndësishëm në 11-shen e Diego Simeones por problemet e Atletico Madridit në aspektin ekonomik, mund t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Një avantazh për referentin e ‘’ La Furia Rojas ‘’ ne repartin e avancuar nëse do të rikthehet tek Juventusi ka të bëjë me faktin se e njeh shumë mirë këtë skuadër dhe mund të riadaptohet pa probleme.
Madrileni po zhvillon një sezon të mirë me ‘’ Los Colchoneros ‘’, i reflektuar deri më tani me 19 gola dhe 1 asist në 32 sfida, i cili është i gatshëm ti analizojë ofertat, edhe pse në verën e kaluar e rinovoi kontratën këtë skuadër.
Gjithashtu ishi i Chelseat shquhet si një sulmues shumë i rrezikshëm i cili të befason atëherë kur nuk e pret dhe duke qenë se Juventusi vijon i distancuar nga titujt, vënia e Alvaro Moratas përsëri nën urdhërat e strategut 56 vjeçar mund të rezultojë një goditje e qëlluar nga ana e drejtuesve.



