
Largimi i Mauricio Pochettinos në fundin e sezonit i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Paris St Germain të cilët po kërkojnë alternativa për ti lideruar kryeqytetasit në të ardhmen .
Një ndër të preferuarit mbetet Antonio Conte, të cilit nuk i ka ecur tek Tottenham Hotspuri dhe tashmë janë prodhuar kontaktet e para ndërmjet tyre për të marrë në dorë fatet e stolit.
Por kjo tentativë do ti rezultojë shumë e kripur xhepave të Nasser Al Khelaifit për faktin se 52 vjeçari pretendon 30 milionë euro në sezon , 13 më tepër se përfitimi aktual tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe sipas ‘ RMC Sport ‘ do ta shëndërronte në të dytin më të paguar pas Cholo Simeones.
Megjithatë, kërkesat e trainerit nga Lecce nuk mbarojnë me kaq sepse ka kërkuar të menaxhojë totalisht merkaton dhe përzgjedhjen e stafit teknik për arsye se siç dihet është një ndër më kokëfortët në training dhe ky aspekt e ka dërguar tek sukseset gjigandin e stolit.
Ngërçi i vetëm mbetet kontrata aktuale me “ Spursat ‘’ e cila finalizon në 2023-shin por duke qenë se flitet për Paris St Germain , Antonio Conte mund të bëjë gati valixhet drejt ‘’ Parque de Princes ‘’ sepse çdo trainer ëndërron të ketë një grup lojtarësh si ai që ekziston tek kryeqytetasit .
Një tjetër variant që nuk është shmangur është një shkëmbim ndërmjet Mauricio Pochettinos dhe italianit i cili mund të rezultojë efektiv për të dy këto trainerë pasi nëse rikthehemi në retrospektivë, në të kaluarën Tottenhami shijoi një eksperiencë të mrekullueshme me argjentinasin në stol por në këtë rast ‘’ Les Pariziens “ do të detyroheshin ti paguajnë 15 milionë euro për prishjen e kontratës me një ndër klubet më të fuqishëm të botës.
Duke njohur kërkesat e Antonio Contes , tashmë vendimi do ti përkasë Nasser Al Khelaifit i cili aspiron të thyejë akullin me fitimin e Champions Leagues dhe ishi i Chelseat garanton shumë për ta dërguar njëherë e mirë këtë trofe në Paris .



