Gazetari i sportit në MCN TV, Edi Hajdini, ishte i ftuari i radhës në SportZone. Gjatë një analize të kampionatit të Superligës, Hajdini tha se lufta për kreun, por edhe ajo për mbijetesën po bëhet e fortë.
Hajdini tha se Tirana mbetet pretendente për titull, pasi në ndeshjet e fundit ka treguar ecurinë e një skuadre kampione.



