
Rinovimi i Carlo Ancelottit me Real Madridit ia ka prishur planet Federatës Braziliane të Futbollit, drejtuesit e të cilës e konsideronin favorit për tu ulur në stolin e kombëtares ‘’ Canarinha ‘’.
Mirëpo, pesë herë kampionët e botës nuk janë dorëzuar dhe në fokusin e tyre tashmë është Jose Mourinho. Paraprakisht në adresën e luzitanit mbërriten disa oferta tunduese nga Arabia Saudite, i cili menjëherë ia mbylli derën për të vijuar eksperiencën me Romën.
Gjithsesi , mosarritja ende e marrëveshjes për rinovimin e kontratës me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ krijon një lloj shprese tek gjigandët e Amerikës së Jugut dhe jo vetëm, sidomos pas vendimit të marrë nga ishi i Milanit.
Gjatë një interviste në lidhje me të ardhmen, ‘’ The Special One ‘’ ka përfituar nga rasti dhe e ka sqaruar këtë situatë :
“ Drejtuesit e Federatës së Brazilit nuk më kanë telefonuar .Kam folur me agjentin tim dhe besoj se shumë shpejt do të vendos për të ardhmen , bashkë me drejtuesit e Romës ‘’, theksoi 60 vjeçari nga Setubal.
Deklarata e tij evidenton se kërkon të qëndrojë tek kryeqytetasit, të cilët fituan Conference Leaguen në sezonin 2021-2022 , trofeun e parë europian në historinë e tyre.



