
Duke qenë se jemi pothuajse në fundin e sezonit, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës, ekip i cili ka fituar Superkupën e Spanjës dhe La Ligan.
Pavarësisht problemeve në fillimin e tij, të besuarit e Xavi Hernandezit u ringritën dhe në njëfarë mënyre e kanë justifikuar pavarësisht se prioritet absolut konsiderohet Champions League.
Sipas ‘ Sport ‘ , ish mesfushori i ‘’ Blaugranëve ‘’ , kampion gjithashtu edhe më Spanjën në të kaluarën në Europian dhe Botëror tanimë e ka bërë me dije listën e lojtarëve të padëshiruar , e cila përbehet nga emra si Abde, Lenglet, Collado, Ansu Fati, Nico Gonzalez, Umtiti Ferran Torres, Jordi Alba, Kessie, Eric Garcia , Dest dhe Pablo Torre.
Drejtuesit do të tentojnë të mbushin arkat me largimin e tyre nga ‘’ Camp Nou ‘’ dhe këtë shifër do ta vënë në dispozicion të blerjeve , për të vijuar rrugën drejt fitimit të trofeve , kryefjala e çdo sezoni për spanjollët.
Ndërkohë që po mendohet edhe rikthimi i Lionel Messit në shtëpi dhe gjithashtu akordi me Vitor Roquen , Joshua Kimmich dhe Ilkay Gundogan, ndër të tjerë.



