
Rikthimi i bujshëm i Romelu Lukakut në ‘’ Stamford Bridge ‘’ nuk ka rezultuar i qëlluar në shenjë nga Chelsea sepse belgu ka treguar se nuk ndihet komod në Londër . Qëndrimi tek kryeqytetasit mund të arrijë shumë shpejt fundin sepse sulmuesi mbetet shumë larg paraqitjeve me Interin , skuadër ku kontriboi fuqishëm për fitimin e 19-të të Scudettos .
Mbi këtë çështje jetike në lidhje me ofensivën , Thomas Tuchel ka reaguar shumë shpejt duke i shprehur konsideratën nordikut Erling Haaland , lojtar për të cilin anglezët asnjëherë nuk janë dorëzuar .
Sigurisht nëse 28 vjeçari do ti vërë pikën etapës tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ vendi do të mbetej bosh dhe një skuadër e tillë sigurisht duhet të gjejë një zëvëndësues në të njëjtat nivele dhe ylli i Borussia Dortmundit mbetet kandidati ideal për kampionët në fuqi të Bundesligës .
Skuadra si Real Madridi dhe Barcelona qëndrojnë fort pas dere duke shpresuar në gabimin e rivalëve dhe të firmosin me golashënuesin e lindur në Leeds i cili ka arritur të shkruajë historinë tek gjermanët.
Por koha e ka treguar se largimi i nordikut nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ do të jetë një çështje e ndërlikuar për vetë faktin e peticionit të Borussia Dortmundit .
Për një lojtar të këtij niveli kërkesa e drejtuesve deri në një farë pike mund të konsiderohet e justifikuar sepse arritjet e ishit të Moldes bëjnë që të vësh duart në kokë. 23 gola dhe 5 asiste në 20 ndeshje sigurisht impulsojnë me kalimin e kohës çdo skuadër të elitës por fillimisht duhet ti marrin hapat një nga një për një operacion që vlerësohet shumë i vështirë por jo i pamundur .



