
Eric Dier mund të quhet lojtari më i ri i Bayern Munich. Klubi gjerman ka arritur marrëveshjen me Tottenham, për mbrojtësin, që do i kushtojë arkave 4 milionë euro.
Gjithçka është mbyllur dhe lojtari ndodhet në Mynih, për të kryer vizitat mjekësore. 29-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës me Tottenham dhe këta të fundit kanë vendosur ta shesin në janar.
Te Bayern Munich, Dier do të gjejë edhe Harry Kane, i cili gjithashtu ishte pjesë e “Spurs” deri në verë, para se të bashkohej me kampionët e Gjermanisë.



