
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, u shfaq i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Kukësit.
Për MCN TV, Ahmataj tha se bardhebluve i duhej kjo fitore, për të nxjerrë egërsinë dhe zjarrin brenda vetes.
Gjithmonë ndeshjet kanë historitë e veta. Tiranës i duhej kjo fitore për të nxjerrë egërsinë dhe zjarrin brenda vetes. Tiranës i duhet ky shpirt gare.
Duhet më shumë përqendrim. Lojtarët nuk duhet të heqin dorë nga qarkullimi i topit, ajo është arma më e fortë e çdo skuadre.
Nuk është vënë asnjëherë në dyshim që Tirana është për Top 4, sot kishim arsenal të plotë në pjesën ofensive, na u desh ti përdornim të gjithë për të marrë fitoren.
Patrik është një lojtar që nuk i ndikon ana psikologjike, si pjesa tjetër e skuadrës. Lojtarët e tjerë e ndjejnë presionin te Tirana. Kjo ndikon te lojtarët e tjerë, Patrik nuk e ndjen shumë, vjen pa presion. Lojtarët e tjerë për shkak të presionit, bëjnë gabime të thjeshta.
Tirana gjithmonë do të jetë pretendente, siç ka qenë në gjithë historinë. Ajo që u pa sot, duhet patjetër te kjo skuadër.



