Ten Hag zyrtarizohet tek Manchester United

Ten Hag zyrtarizohet tek Manchester United

  Më në fund Manchester United  ka zyrtarizuar trainerin Erik Ten Hag.  Hollandezi do të liderojë pankinën e Ajaxit në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni dhe më pas do të jetë i lidhur me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ deri në  qershorin e 2025-sës me opsionin e rinovimit të kontratës për një sezon tjetër , sigurisht në varësi të rezultateve të 52 vjeçarit. 

Në ‘’ Old Trafford ‘’ është shfaqur drita në fundin e tunelit , për të cilën po pritej prej shumë kohësh por Erik Ten Hagun e pret një sfidë shumë e vështirë për vetë ecurinë e anglezëve  të cilët momentalisht renditen të 6-tët në Premier League , ende larg objektivave  por me 5 sfida përpara, të cilat duhet ti fitojnë me patjetër.

Vitet e fundit në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ Erik Ten Hag demostroi potencialin duke rifutur Ajaxin në shinat e suksesit dhe që nga ai moment filloi të parashikohej se do të merrte shumë shpejt drejtimin e një ekipi të elitës .  

Tashmë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ emocionet po predominojnë dhe këtë fakt e ka dëshmuar drejtori sportiv  John Murtough i cili ka folur me superlativa për ishi-n e Utrechtit :

“  Jemi shumë të entuziazmuar për këtë hap . Rezultatet e viteve të fundit na kanë impresionuar sepse është një trainer me një filozofi loje të veçantë tek i cili kemi shumë besim . I urojmë më të mirën dhe shpresojmë që Manchester United do të ripozicionohet aty ku e meriton ‘’ , theksoi John Murtough .

Më tej i ka takuar edhe protagonistit të kësaj historie të shprehet :

“  Eshtë një nder të jem pjesë e këtij institucioni kaq të famshëm dhe mezi pres që të filloj punën . Do të jetë një proçes i gjatë dhe i vështirë por do të jap maksimumin për t’ia rikthyer buzëqeshjet këtij klubi të madh që mbështetet nga një tifozeri e mrekullueshme “ , përfundoi Erik Ten Hag.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy