
Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjen Partizani-Egnatia, që u mbyll në barazim.
Sipas tij, janë dy skuadra të përafërta, ndërsa shtoi se rrogozhinasir kanë mundësinë për eksperimente.
Janë dy skuadra të përafërta. Shkëputja me pikë nga rivalët, e tregon këtë. Që të jetë euforik Tetova, ia jep komoditetin shkëputja. Egnatia jo vetëm që ka fituar shkëputjen, por po bën edhe eksperiencë për “Final 4”.
Ishte një pjesë e parë thujase e barabartë, me Partizanin më të qartë. Egnatias diferenca e pikëve, i jep mundësinë të eksperimentojë. Partizani ishte më konkret në rastet e tij.



