
Marash Kumbulla nuk po kalon një moment shumë të mirë te skuadra e Romës, nën urdhrat e trajnerit Mourinho.
Ky i fundit nuk i ka dhënë shumë minuta mbrojtësit shqiptar, i cili në merkaton e janarit mund të ndryshojë skuadër.
Para pak ditësh u përfol për një interesim te Udinese, ndaj Kumbullës, por klubi italian nuk është i vetmi që dëshiron shërbimet e futbollistit.
Sipas asaj që raporton “EstadioDeportivo”, në gjurmët e 21-vjeçarit është vënë edhe klubi i Sevilla. Drejtori i klubit spanjoll, Monchi e sheh Kumbullën, si zëvendësuesin ideal të Kounde, i cili në janar pritet të largohet nga La Liga.
Pritet që në ditët e ardhshme, klubi spanjoll të bëjë edhe një ofertë për Kumbullën, për të cilin do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë kalimi te Sevilla, duke parë që Mourinho nuk e ka në planet e tij.



