Simeone drejt rinovimit me Atletico Madridin

Simeone drejt rinovimit me Atletico Madridin

Në sezonin vijues pritet që Atletico Madridi të jetë përsëri një ndër rivalët më të vështirë të Spanjës dhe Champions Leagues. Ndër vite ‘’ Los Colchoneros ‘’ i kanë vënë në siklet kundërshtarët falë punës së palodhshme të trainerit Diego Simeone, i cili e ka ndryshuar historinë e madrilenëve. ‘’ El Cholo ‘’ është drejt rinovimit me Atletico Madridin, hap i merituar në sajë të performancës me kryeqytetasit, e vlerësuar maksimalisht nga presidenti Enrique Cerezo. Në vitet e fundit ishi i River Plates numëron dy La Liga , një Kupe Mbreti, një Superkupë Spanjë, dy Europa League , dy Superkupa Europe, dhe gjithashtu e ka dërguar Atletico Madridn në dy finale të Champions Leagues, fatkeqësisht të humbura kundër Real Madridit. Për më tepër 53 vjeçari nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të vijuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pasi beson tek kjo skuadër, me të cilën do të synojë rikthimin tek titujt pas dy sezonesh.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy