
Me shumë mundësi e ardhmja e Lionel Messit do të jetë aty ku filloi rrugëtimin drejt të qënit një legjendë në futboll.
Argjentinasi e përfundon kontratën me Paris St Germain në verën e ardhshme dhe Barcelona vijon të ëndërrojë me rikthimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’ .
Megjithatë Botërori i Katarit e devijon paksa vëmëndjen e lojtarëve nga e ardhmja dhe sipas ‘ Sport ‘ objektivi i ‘’ La Pulgas ‘’ është mbërritja në formën optimale për ti shërbyer ashtu siç duhet Argjentinës .
Finalizimi i këtij evenimenti do ti hapë rrugën vendimarrjes së shtatë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’ por megjithatë katalanasit nuk e kanë humbur asnjëherë shpresën se 35 vjeçari do të veshë përsëri fanellën kuq e blu.
S’duhet harruar se pavarësisht dashurisë për klubin që i dha shansin të zhvillohet dhe më pas të bëhet një ndër më të mirët në botë , ‘’ Les Pariziens ‘’ janë një klub shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe s’përjashtohet fakti se oferta e tyre mund ta bindë për të qëndruar më gjatë në ‘’ Parque de Prince ‘’.



