
Argjentina e ka nisur me këmbën e mbarë, fushatën kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.
Kampionët e Botër në fuqi, triumfuan minimalisht në shtëpi ndaj Ekuadorit. Një supergol i shënuar nga Leo Messi në minutën e 78-të, i dha fitoren kombëtares së drejtuar nga Scaloni.
Messi realizoi një gol nga goditja e dënimit, duke i dhënë 3 pikët e para në kualifikuese kombëtares së tij.



