Dy muaj pa fitore, Spalleti në rrezik (VIDEO)

Dy muaj pa fitore, Spalleti në rrezik (VIDEO)

Interi është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh pasi nuk arrin që të gjejë rrugën e fiotres që prej datës 2 dhjetor, duke bërë kështu dy muaj pa fiotre.

Barazimi i djeshëm në “San Siro” kundër Krotones me rezultatin 1-1 është kontestuar ashpër nga ana e tifozerisë vendase të cilët vërshëllyen skuadrën në fund të ndeshjes për mungesën e rezultateve dhe lojën e zhvilluar.

Këto seri rezultatesh negative kanë vënë në rrezik dhe të ardhmen e trajnerit Luciano Spalletit në krye të stolit zikaltër. Loja e zhvilluar në këtë periudhë ka bërë që drejtuesit dhe vecanarisht tifozët të jenë të pakënaqur duke sjellë një pakënaqësi të madhe.

Në këto 10 ndeshje të fundit zikaltërit kanë arritur që të grumbullojnë  vetëm 6 pikë, çka e bën të pashpjegueshme rënien drastike që ka pësuar ekipi në këtë javë.

Vetë trajneri Spalleti e pranoi këtë ecuri negative duke theksuar u shprehur:

“Jemi të shqetësuar sepse nuk po shohim shumë përmirësime edhe pas ndryshimeve. Të gjithë e kemi humbur nga pak formën në një mënyrë apo në një tjetër.” Tha Spalleti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy