
Gjatë kësaj merkatoje verore është përfolur shumë për të ardhmen e Alejandro Garnachos.
Spanjolli nuk e ka të sigurtë vazhdimësinë në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe për shërbimet e tij tashmë luftojnë dy skuadra.
Fillimisht ishte Napoli por në orët e fundit garës i është bashkuar edhe Chelsea.
Sulmuesi konsideron se etapa në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ ka përfunduar dhe fatmirësisht vijon të jetë i pretenduar nga klube tejet të rëndësishëm.
Për 25 vjeçarin pronari i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Todd Boehly ka menduar një ofertë e cila nuk i kalon 25 milione eurot dhe e ka marrë përgjigjen.
Drejtuesit e Manchester United e konsiderojnë një shifër e cila nuk korrespondon me atë që Alejandro Garnacho ka treguar në fushën e lojës, edhe pse pritet një tjetër ofensivë nga kryeqytetasit në kohën e mbetur të merkatos.
Nëse i referohemi protagonistit duhet thënë se e shikon një mundësi ideale transferimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ sepse Chelsea mbetet një ekip tejet i frikshëm, në Angli dhe më gjerë.
Nën drejtimin e Enzo Marescas i dha sinjalet duke fituar Botërorin e Klubeve dhe sigurisht në këtë sezon do të jetë një ndër pretendentët për ti sa më shumë trofe vitrinës së tejmbushur.
Në aspektin sportiv, duhet theksuar se londinezët nuk e nisën ashtu siç duhet Premier Leagues dhe barazuan në shtëpi kundër Crystal Palaces por sidoqoftë janë një rival i cili meriton respekt maksimal.



