Araujo shpreson për rinovimin

Araujo shpreson për rinovimin

Barcelona po vijon rrugën siç duhet në funksion të përmirësimit të imazhit në të ardhmen , një domosdoshmëri për këtë ekip që në të kaluarën ia mbylli gojën çdo rivali.

Xavi Hernandez është adaptuar shumë shpejt tek ekipi i zemrës dhe ka ditur të bëjë përpara pavarësisht se presioni tek katalanasit është shumë i madh .

Joan Laporta i bëri një dhuratë të çmuar në merkaton e janarit duke përforcuar kuq e blutë me disa elementë cilësorë që i kanë dhënë menjëherë impaktet dhe vijojnë të kontribojnë fuqishëm në ringritjen e spanjollëve.

Prioritetet mbeten kryefjala e përditshmërisë në Katalunjë dhe këtë herë fokusin e ka marrë qëndërmbrojtësi Ronald Araujo, i padiskutueshëm në prapavijë, pa të cilin Barcelonës do ti shtoheshin problemet .

 Uruguajani e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023-shit dhe dëshira e tij është qëndrimi në ‘’ Camp Nou ‘’ , tek një ekip që po e shikon dritën në fundin e tunelit pas një proçesi skandaloz të Ronald Koeman i cili e dërgoi drejt greminës.

Mbi këtë hap që konsiderohet determinant për të ardhmen në shumë aspekte , lojtari nga Rivera ka komentuar kështu :

“  Jam shumë i lumtur këtu sepse kam gjetur mbështetjen e të gjithë drejtuesve dhe tifozerisë së mrekullueshme të Barcelonës . Kam akoma për të treguar dhe shpresoj që gjatë bisedimeve të kësaj jave të zgjidhet gjithçka dhe të vijojmë në këtë rrugë gjatë të cilës Barcelona po tregon  potencialin nga i cili karakterizohet “ , theksoi Ronald Araujo.

Sigurisht topi tashmë është në zonën e Joan Laportas që duhet të vendosë për të mirën e përbashkët pa prishur harmoninë e krijuar tek ekipi i zemrës duke patur parasysh gjithashtu edhe kërkesat e lojtarit të kombëtares ‘’ Charrua ‘’ me të cilën do të shijojë për herë të parë në karrierë emocionet e një Botërori .

Idetë e ishi-t të Rentistas  kanë shkaktuar shumë entuziazëm tek ‘’ Los Cules ‘’ dhe një zemërim të madh për Manchester United , Chelsean apo Real Madridin që menduan se mund ti lënë me gisht në gojë rivalët e tyre .

Sakrificat e Xavi Hernandez  po japin rezultate sepse nxënësit e tij vijojnë me performancën e shkëlqyer në Primera Division pavarësisht se  praktikisht e kanë të humbur luftën ‘’ Los Merengues ‘’  por i mbajnë të ndezura shpresat në Europa League, aty ku do të zhvillojnë dy çerekfinale tejet emocionuese me Eintracht Frankfurt, rival që meriton respekt maksimal për faktin e ecurisë së deritanishme në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia .  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy