Kategoria Superiore/ Luftëtari mposht Kukësin, paqe mes Vllaznisë dhe Partizanit (VIDEO)

Kategoria Superiore/ Luftëtari mposht Kukësin, paqe mes Vllaznisë dhe Partizanit (VIDEO)

Pas humbjes së pësuar me Partizanin në “Selman Stermasi”, skuadra e Luftëtarit është rikthyer tek fitorja duke mundur në sfidën e javës së 25-të ekipin e Kukësit.

Një tre pikësh me vlera për skuadrën e drejtuar nga trajneri Hasan Lika, të cilët edhe pse u gjendën të parët në disavantazh arritën që të përmbysnin shifrat dhe të merrnin një fitore të merituar në fushën e tyre.

Një 90-minutësh që dhuroi gila dhe emocione ku që të dyja ekipet synonin që të merrnin tre pikët, por që në fund i shkuan bluzinjve.

Sindrit Guri zhbllokoi rezultatin për miqtë në minutën e 23-të duke mposhtur porterin gjirokastrit. Megjithtatë, kur pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit Kristal Abazaj gjen rrugën e rrjetës duke shënuar një gol mjaft të bukur me parabol për të shkuar në dhomat e zhveshjeve me shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë vendasit ishin më këmbëngulës për të gjetur golin e epërsisë që nuk do të vononte shumë dhe në minitën e 63-të Lejdi Liçaj shënin me kokë duke kaluar në avantazh Luftëtarin.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit me Lufetëtarin që merr tre pikë që e ngjisin në vendin e katërt në tabelën e renditjes me 37 pikë të grumbulluara, ndërsa Kukësi mbetet ne vendin e dytë me 42 pikë.

Një fitore të rëndësishme mori në transfertë dhe skuadra e Laçit përballë ekipit të vendit të fundit Lushnjes.

Kurbinasit triumfuan me shifrat 1-3 duke marrë tre pikë të arta që e ngjisin ne vendin e tretë në tabelën e renditjes me 39 pikë të grumbulluara.

Për skuadren e Mezanit shënuan Uzuni një dopietë dhe Qaqi, ndërsa për Lushnjen shënoi Pepa.

Pa emocione ishte sfida e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanin që u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Të dyja ekipet ndanë nga një pikë në një sfidë që nuk prodhoi shumë emocione ku që të dyja ekipet e zhvilluan lojën më së shumti në mesfushë.

Pas këtij barazimi Partizanin renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Vllaznia pozicionohet në vendin tetë me 27 pikë.

Java e 25-te mbyllet me dy sfidat e fundit qe do te zhvillohen ne oren 17:00 qe jane Teuta-Skenderbeu dhe Flamurtari-Kamza(TemA)

Më poshtë golat e takimit Luftëtari-Kukësi.

Goli i shenuar nga Guri.

Goli i shenuar nga Abazaj.

Goli i shenuar nga Licaj

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy