
Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi pa gola ndaj Kukësit.
Martini deklaroi se ashtu si shkoi ndeshja, durrsakët humbën dy pikë në këtë përballje. Sipas tij, ngarkesa psikologjike, bëri që të mos shënonin gol.
Ndaj Kukësit unë mendoj se humbëm dy pikë. Kishim gjithë ato mundësi, luajtëm me shpirt. Patëm rastet tona, duhet të shënonim. Kur duhen me patjetër pikët, atëherë s’mundesh t’i marrësh. Gjithsesi kemi ndeshjet e tjera.
Sigurisht që do të kërkojmë të kemi një lojtar goli në merkaton e dimrit. Kemi probleme me qarkullimin e topit. Ngarkesa psikologjike bëri që të mos shënonim sot.
Kryesorja është gjendja psikologjike. Edhe unë jam nën presionin e pikëve. Kisha frikë sepse mund të kisha prapë dëmtime. Vinim mbas disa ndeshjeve negative dhe nuk duhet ta humbnim këtë. S’duhet të ngutemi.



