Atletico Madridi, në garë për Ferran Torresin

Atletico Madridi, në garë për Ferran Torresin

 Pas Botërorit shumë të mirë, të finalizuar me titullin kampion e ardhmja e Ferran Torresit mund të ndryshojë.

 Sulmuesi shënoi golin në finalen kundër Argjentinës, i cili i dha titullin e dytë ‘’ La Furia Rojas ‘’ pas 2010-tës. 

Për 26 vjeçarin është interesuar Paris St Germain por s’mbaron me kaq sepse edhe Atletico Madridi dhe Real Madridi do të kërkojnë qëndrimin e tij në La Liga. 

Kontrata me Barcelonën i përfundon në 2027-tën, i cili gjatë kësaj periudhe duhet të gjejë një ekip. 

Joan Laporta nuk ka mundur ta arrijë marrëveshjen për rinovimin e kontratës, ç’ka e bën edhe më të ndërlikuar qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’.

 Nëse do të arrihet numri një i ‘’ Blaugranëve ‘’ duhet ti paguajë 7-8 milionë Manchester City-t për arsye të një klauzolë të përfshirë në 2022-shin. 

Duhet shtuar se tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ishi i Valencias do të gjente mbështetjen e Alex Baenas, Marc Pubill dhe Marco Llorentes por interesi i ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Los Merengues ‘’ besohet se do të analizohet me detaje nga golashënuesi. 

Sezonin e shkuar me Barcelonën e finalizoi me 21 gola dhe 3 asiste në 49 sfida dhe kompeticionin me kampionët në fuqi të Europës me golin kundër ‘’ Albicelestëve ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy