Nuk kanë fund dëmtimet te Milani, Pioli humb një tjetër titullar

Nuk kanë fund dëmtimet te Milani, Pioli humb një tjetër titullar

Dëmtimet janë kthyer në një problem serioz për Milanin në këtë sezon. Kuqezinjtë vuajtën shumë në ndeshjen me Chelsea në Angli, ku u mposhtën 3-0.

Pioli i kishte zgjedhjet të reduktuara në atë sfidë dhe kjo u pa qartë edhe në lojë. Italianët do të kërkojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit, por edhe këtë herë, problemet janë prezente te Milani.

“Dhallit” i është dëmtuar një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Charles De Kaetelaere, i cili ditën e sotme nuk është stërvitur me skuadrën. Belgu ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Gjasat janë që fantazisti të rikthehet në fundjavë, për sfidën që Milani do të luajë ndaj Hellas Verona në kampionat.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy