
Ilkay Gundogan rezultoi një ndër lojtarët më determinantë të sezonit tek Manchester City. ‘’ The Citiziens ‘’ arritën të fitonin Premier Leaguen por objektivi kryesor i shpëtoi serish nga duart.
Megjithatë gjermani ka impresionuar me lojën e treguar duke tërhequr vëmëndjen e Barcelonës por ‘’ Los Cules ‘’ do të përballen me një konkurrent shumë të ashpër siç është Juventusi.
Bardhezinjtë pas Paul Pogbas duan të shtojnë forcat në mesfushë dhe sipas ‘ Bild ‘ Massimiliano Allegri kërkon ta ketë pjesë të projektit ambicioz për të ardhmen sepse 31 vjeçari është një lojtar me eksperiencë .
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është përfshirë seriozisht në këtë histori dhe ka përgatitur çekun 30 milionë eurosh për mesfushorin nga Gelsenkirchen por s’duhet anashkaluar as interesi i Borussia Dortmundit e cila kërkon ta rikthejë në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ .
Në rastin konkret , italianët prej dy vitesh sikur e kanë stopuar vrullin pasi ja kanë lënë stafetën Interit dhe Milanit në Scudetto por planifikimi i Massimiliano Allegrit vijon me të njëjtin intensitet sepse e di mjaft mirë rrugën drejt suksesit por rivaliteti i ashpër nganjëherë të lë në prapavijë.
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm juventinët do të rindezin motorrët për të rivënë diktatin fillimisht në Itali dhe më pas në Uefa Champions League , kompeticion ku fatkeqësisht u mposht në dy finale në të kaluarën përballë Barcelonës dhe Real Madridit .



