Sot dy ndeshje në Euro 2024/ Përballja më interesante Zvicër-Gjermani

Sot dy ndeshje në Euro 2024/ Përballja më interesante Zvicër-Gjermani

Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe këtë të diel teksa në program janë dy ndeshje interesante për t’u zhvilluar.

Ndeshjet e ditës së sotme shënojnë fillimin e xhiros së tretë të Kampionatit Evropian 2024 dhe të fundit të fazës së grupeve.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndeshja më interesante është ajo mes Zvicrës dhe Gjermanisë e cila do të luhet në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit.

Gjermania si nikoqire e kësaj gare tashmë është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave, por sot i duhet fitorja që këtë ta bëjë si lider i Grupit A.

Zvicra në anën tjetër numëron katër pikë dhe në rast të një fitoreje eventuale do të kualifikohej si lider i grupit.

Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Skocisë dhe Hungarisë që bëjnë pjesë në grupin A së bashku me Zvicrën dhe Gjermaninë.

Të dyja ekipet kombëtare do të kërkojnë pikët maksimale në këtë takim për të tentuar kualifikimin nga pozita e tretë.

Që të dyja këto përballje do të luhen në orar të njëjtë, pra nga ora 21:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy