
Pas Real Madridit dhe Bayern Munchenit nga shumë specialistë parashikohej se lista e pretendentëve për Angelo Stiller do të zgjerohej.
Tashmë në garë ka hyrë Manchester United, duke qenë se traineri Ruben Amorim e konsideron mesfushorin të duhurin për tu përforcuar.
Pa dyshim do të jetë një tjetër sfidë gjigandeëh në kontinentin e vjetër, të cilat natyrish i japin edhe më shumë emocione këtyre periudhave.
24 vjeçari po zhvillon sezonin e dytë në rradhët e Stuttgartit dhe në çdo sfidë po e dëshmon se e meriton kalimin tek një ekip elite.
Teknika e lartë dhe pozicionimi i duhur gjatë sfidave, shtuar edhe kontributin për shokët e skuadrës e shëndërron Angelo Stillerin pa dyshim në një ndër më të spikaturit aktualisht.
Gjithashtu preçizioni në pasime dhe kreativiteti janë dy komponentë të tjerë të cilët ja bëjnë edhe më të lehta performancat ishi-t të Hoffenheimit.
Interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’, bavarezëve dhe tashmë ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ të bën të kuptosh se e ardhmja e Angeli Stillerit mund të ndryshojë në çdo aspekt shumë shpejt, falë sakrificave dhe maksimumit të dhënë në fushë.
Kontrata e fantazistit me gjermanët merr fund në 2028-tën dhe vlera e prishjes së saj i arrin 50-60 milionë eurot, shifër aspak problematike për pretendentët.
Prishjet e ekuilibrave tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ vijojnë të jenë një shqetësim për ish trainerin e Sporting Lisbonës dhe patjetër për ta përmirësuar situatën duhet një element që ofron garanci.
Aspekti ekonomik i jep një lloj avantazhi 20 herë kampionëve të Premier Leagues por gjithsesi duhet marrë parasysh edhe ai i ‘’ Los Merengues ‘’ dhe ish rekordmenëve të Bundesligës.
Nëse do të vijojë me këto ritme besohet se kapitulli i fantazistit nga Mynihu në ‘’ MHPArena ‘’ do të marrë fund shumë shpejt dhe në ditët e ardhshme parashikohet edhe një ofertë konkrete për shërbimet e tij.



