
Në merkaton verore Barcelona nuk mundi të zgjidhë një çështje shumë të rëndësishme në lidhje me largimet . Por katalanasit vijojnë ti ruajnë shpresat se diçka e tillë do të ndodhë në atë të dimrit ku do të mundohen ti gjejnë hapësira tre elementëve që nuk përbëjnë rëndësi për Ronald Koeman . Një element tjetër që duhet theksuar është se këto komponentë nuk e kanë justifikuar pagën e tyre dhe ‘’ Los Cules ‘’ nuk i mbetet gjë tjetër veçse ti tregojnë daljen nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Lista kryesohet nga portieri Neto Murara . Braziliani preferohet në Primera Division dhe në Premier League. 32 vjeçari u pretendua nga Villareali dhe Arsenali por qëndroi në Katalunjë por tanimë nuk përfshihet në preferencat e trainerit hollandez i cili ka deklaruar se beson tek aftësitë e Inaki Pena si portier i dytë dhe në këtë mënyrë i krijon shansin arkave të Barcelonës për tu fuqizuar me afërsisht 8 milionë euro .
Pas tij renditet Samuel Umiti . Francezi ka kaluar në prapavijë sepse e cilëson të mjaftueshme prezencën e Ronald Araujo, Gerard Pique dhe Eric Garcias pa harruar as Clement Lenglet që ia pamundëson aktivizimin si titullar 27 vjeçarit.
Drejtuesit e kuq e bluve ndihen shumë të zhgënjyer me performancën e ishi-t të Lyonit dhe janë të gatshëm të fillojnë negociatat me klubet e interesuara për ta huazuar në pjesën e mbetur të sezonit. Lista mbyllet me Philippe Coutinho. Dëmtimet e shpeshta e kanë mbajtur jashtë terreneve të gjelbërta brazilianin dhe me rikthimin e tij ka demostruar një nivel shumë të dobët .
Pa as më të voglin dyshim që spanjollët ndihen të penduar për 150 milionë eurot e paguara , shifër e cila është shoqëruar me etiketën si një ndër operacionet më të dështuara të historisë së Barcelonës .
Për këtë fakt Joan Laporta ka nisur kontaktet për huazimin e ekstremit në janar dhe të reduktojë disi problematikat e shumta të Barcelonës.



