Bajrami shënon në fitoren e Empolit, Sassuolo dhe Fiorentina nuk falin (VIDEO)

Bajrami shënon në fitoren e Empolit, Sassuolo dhe Fiorentina nuk falin (VIDEO)

Futbollisti i Shqipërisë, Nedim Bajrami ka gjetur sërish golin në Serie A në Itali. Fantazisti ka shënuar në fitoren që Empoli mori ndaj Bolognas me rezultatin 4-2. Në minutën e 53-të Bajrami u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Me këtë fitore, Empoli ngjitet në vendin e 7-të me 9 pikë, ndërsa Bologna zbret në vendin e 10-të me 8 pikë.

Sassuolo mposhti minimalisht Salernitanën, falë goli të shënuar nga Domenico Berardi në minutën e 54-t. Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Fiorentina ndaj Udinese në transfertë, teksa golin e vetëm të takimit e shënoi Dusan Vlahovic në minutën e 16-të me penallti.

Ndërkohë më herët, Juventusi mposhti me vështirësi Sampdorian me rezultatin 3-2, duke regjistruar kështu fitoren e dytë radhazi në kampionat, pas asaj ndaj Spezias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy