
Erzeni ka bërë një hap fals në kampionat, teksa barazoi 2-2 me Kastriotin në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Abissnet Superiore.
Shijakasit e nisën mirë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pasi shënuan Asani në minutën e 5-të dhe Kapllani në minutën e 34-t.
Megjithatë pjesa e dytë ishte një tjetër histori, me krutanët që barazuan shifrat, falë golave të Stojanovic në minutën e 59-të dhe Greca në minutën e 64-t, me këtë të fundit që përfitoi nga një gafë në mbrojtje të Erzenit.
Shijakasit ngjiten në vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 20 pikë.



